Thursday, June 01, 2006

KF Prishtina mbajti kuvendin zgjedhor

Në krye të bordit do të jetë biznesmeni i njohur Remzi Ejupi, kurse dy postet e nënkryetarëve iu besuan Ahmet Kurtollit dhe Afrim Muçiqit.

Pas lëvizjeve që janë bërë muaj më parë rreth transformitmit të klubit të futbollit “Prishtina” në shoqëri aksionare, ky klub ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në të cilin janë bërë të ditur emrat e anëtarëve të bordit drejtues, në përbërje të së cilit janë 10 anëtarë.

Në krye të bordit do të jetë biznesmeni i njohur Remzi Ejupi, kurse dy postet e nënkryetarëve iu besuan Ahmet Kurtollit dhe Afrim Muçiqit. Krahas udhëheqësisë treanëtarëshe, pjesë e bordit janë edhe Rrahman Hajredinaj, Sokol Krasniqi, Sheqir Ejupi, Hashim Deshishku, Sinan Vllasaliu, Selim Pacolli dhe Ismet Begolli.

Bordi i posaemëruar, ka mbajtur menjëherë një takim të përbashkët në të cilin mes tjerash është marrë vendim edhe për nxjerrjen e konkursit për zgjedhjen e menaxherit të ri të klubit të futbollit “Prishtina”.

Punimet e këtij kuvendi janë zhvilluar me dyer të mbyllura.
http://www.freeblognetwork.com http://www.freeblognetwork.com